Ballina Lajme nacionale Policia: Festa e fundvitit kaloi e qetë dhe pa incidente madhore

Policia: Festa e fundvitit kaloi e qetë dhe pa incidente madhore

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Policia e Kosovës, referuar urdhrit operativ të përgatitur për festat e fundvitit dhe fillim vitin e ri 2021 dhe bazuar në rastet e raportuara, vlerëson se ka kaluar një festë kryesisht e qetë dhe pa incidente madhore.

Sipas Policisë, planifikimi operacional i Policisë së Kosovës ka pasur për qëllim, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, të cilat janë arritur përmes shtimit të masave të sigurisë, monitorimit të qytetarëve dhe zbatueshmëris së ligjit.

“Pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në zonat senzitive, në trafikun rrugor dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme. Festa e vitit të ri (2020/2021) kryesisht ka kaluar e qetë, me më pak incidente se vitin e kaluar, përjashtuar disa incidente të raportuara në Policinë e Kosovës dhe në qendrat mjekësore, që kanë qenë lëndime trupore, lëndime si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incidente zjarri dhe dëmtim prone. Sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, fatmirësisht nuk është evidentuar asnjë aksident me pasoja fatale, përveç atyre me dëme materiale dhe lëndime. Policia e Kosovës duke iu uruar të gjithë qytetarëve vitin e ri 2021, njëkohësish përmes bashkëpunimit të ndërsjellët do të vazhdojë angazhimet e saja, drejt ruajtjes së rendit, sigurisë publike dhe parandalimit të krimit”, thuhet në komunikatë./21Media

The post Policia: Festa e fundvitit kaloi e qetë dhe pa incidente madhore appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----