Ballina Lajme Bota/Rajoni Policia e Maqedonisë së Veriut sekuestron një sasi rekord prej 1.3 tonësh...

Policia e Maqedonisë së Veriut sekuestron një sasi rekord prej 1.3 tonësh kokainë

115
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një sasi rekord kokaine është kapur sot në mbasdite nga policia e Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve që i posedon TV21, operacioni i madh u krye në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit.

Kokaina në tërësi peshon 1.3 tonë por ende nuk dihet zyrtarisht sasia e cila ka përfunduar në fshatin Krushopek.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek.

---- ----
----
-----
-----