Ballina Lajme nacionale Policia e Kosovës bastisi shtëpinë e Ivan Ristiqit, mësohet arsyeja e bastisjes

Policia e Kosovës bastisi shtëpinë e Ivan Ristiqit, mësohet arsyeja e bastisjes

97
SHPËRNDAJE

Është bastistur shtëpia e Ivan Ristiqit.

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka vazhduar aksionin e saj në Ranillug.

Aty është bastisur shtëpia e asamblistit komunal të kësaj komune, Ivan Ristiqit

Mësohet se shtëpia e Ristiqit po bastiset për armëmbajtje pa leje.

Ky aksion është në vazhdën e një aksioni që Policia e Kosovës ka nisur ditë më parë në disa lokacione ku ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të armëve pa leje.

Lajmin për bastisjen e shtëpisë së Ristiqit e konfirmoi para pak minutave edhe kryetari i Ranillugut, Davor Petkoviq. Sipas tij, policia ndërhyri në bazë të një urdhri gjyqësor.

-----