Ballina Lajme nacionale Policia aktivizon tri njësi në përndjekje të hajnave, pas rastit në Shtime

Policia aktivizon tri njësi në përndjekje të hajnave, pas rastit në Shtime

28
SHPËRNDAJE

Rasti në Shtime ka aktivizuar Policinë e Kosovës.

Grabitja e shtëpisë së një mërgimtari në Shtime gjatë ditës së djeshme doli të jetë fatale për Fehmi Gashin nga Prishtina.

Ai u rrah për vdekje nga pronarët e shtëpisë ku kishin hyrë për të plaçkitur para, shkruan lajmi.

Bashkë me Gashin ishin edhe tre persona të tjerë, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkaq që dyshohet se njëri prej tyre edhe e kishte plagosur njërin nga pronarët e shtëpisë.

E Policia e Kosovës është mobilizuar për t’i gjetur e prangosur edhe grabitësit tjerë të përfshirë në këtë rast.

Majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmetali Hajdini, tha sot se tri njësi të Policisë së Kosovës janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të grabitjes që rezultoi me fatalitet.

Ai thotë se Policia është ende në fazën e hetimeve, mirëpo se i kanë disa informacione.

“Jemi ende në fazën e hetimeve. Po punojmë në identifikimin dhe zbardhjen e rastit. Aktualisht tri njësi janë të angazhuara në këtë rast. Kemi disa informacione mirëpo ende jo diçka konkretete”, ka thënë Ajdini .

E ndaj vëllezërve Ndrecaj, pronarë të shtëpisë ku ndodhi grabitja, Prokuroria ka kërkuar masën e dënimit.

Kujtojmë, se një rast i ngjashëm me atë të ditës së djeshme kishte ndodhur edhe në nëntor të vitit të kaluar në Veternik të Prishtinës, nga ku në tentim-grabitje, ishte privuar nga jeta hajni nga pronari i shtëpisë.

Ndaj këtij të fundit, nuk ishte raportuar se është hapur rast.

-----