Ballina Lajme nacionale Polici që ia mori jetën personit në Gjilan nuk ishte pjesë e...

Polici që ia mori jetën personit në Gjilan nuk ishte pjesë e mbrojtjes së afërt të kryeministrit

22
SHPËRNDAJE

Reagon Zyra e Kryeminitrit pas rastit në Gjilan.

Pas raportimeve në disa media se polici që sot ka shtënë me armë zjarri në Gjilan, duke mbetur i vrarë një person, ishte pjesë e ekipit të sigurisë të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, kanë reaguar këta të fundit.

“Polici nuk ka qenë pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt të kryeministrit në detyrë”, thuhet në reagimin e ZKM-së.

Reagimi i plotë:

Zyra e Kryeministrit, dënon vrasjen e një qytetari të Kosovës, nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit, fton organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar shkakun dhe për të marrë vendimet e duhura, deri në ndriçimin e plotë të rastit.

Zyra e Kryeministrit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit u ka bërë thirrje medieve që për lajmet e tilla, para se të plasojnë lajmet, të marrin informata të sakta dhe të mos përhapin të pavërteta, në të njëjtën kohë sqaron se polici i identifikuar si kryes i kësaj vepre, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt, të kryeministrit në detyrë.

-----