Ballina LifeBizare Policët patrullojnë me patina me rrota në Karaçi të Pakistanit

Policët patrullojnë me patina me rrota në Karaçi të Pakistanit

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
 

Këta persona nuk janë në garë për rrëshqitje me patina me rrota, por policë. Ata janë pjesë e njësitit special policor të cilët tentojnë të ndalojnë krimet në qytetin bregdetar Karaçi.

Qyteti është shumë i populluar, ka edhe rrugë në të cilat policia nuk mund të hyjë me vetura sepse janë të ngushta, andaj patinat me rrota janë vërtetë zgjedhje e duhur.

Pjesë e këtij njësiti special policor është policja Saba Niazi. Ajo ka treguar se do të angazhohen në pjesë të ndryshme të qytetit, në pika  ndryshme, përfshirë këtu edhe ato sportive. Niazi ka thënë se patrullojnë rreth stadiumit, dhe nëse ka të dyshuar për aktivitete të paligjshme, atëherë ata i arrestojnë.

Policë të trajnuar për të qarkulluar në qytete me patina me rrota ka edhe në Evropë. Pakistani u inspirua ngavendet atje për të angazhuar edhe në Karaçi policë që të kryejnë detyrën në këtë mënyrë.

Përgjegjës i njësit special të policisë në Karaçi është Farukh Ali, i cili ka treguar se këtë njësit e themeluan për dy arsye. Njëra është që të ndalojnë krimin në rrugë, dhe arsyeja e dytë, që të zbulojnë rastet e ngacmimeve në vende publike.

Pas një muaj trajnimi, këta policë me patina me rrota do të angazhohen për të kryer detyrën në rrugët e ngushta të Karaçit, në rrugë kryqe dhe në qendra të blerjes.

Kjo është diçka e re në këtë vend, por edhe efikase, pasi që mendohet se krimi do të luftohet më lehtë./21Media

The post Policët patrullojnë me patina me rrota në Karaçi të Pakistanit appeared first on RTV21.

---- ----
-----