Ballina Lajme nacionale Polica në kërkim të personit që po akuzohet për vdekjen e 11-vjeçarit...

Polica në kërkim të personit që po akuzohet për vdekjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

12
SHPËRNDAJE

Një 11-vjeçar është gjetur i vdekur të enjten e kaluar në Fushë Kosovë.

Nëna e tij, Makfirja po e akuzon një person të moshës rreth 20-vjeçar për vdekjen e të birit. E policia e Kosovës tashmë është në ndjekje të të dyshuarit me inicialet S.O. Ndërkohë në shkurtin e këtij viti, viktima bashkë me nënën e tij kishin qëndruar në strehimore.

Autoritetet janë vënë në kërkim të të dyshuarit pas deklaratave që nëna e viktimës i ka dhënë për mediat se një 20 vjecar ia ka abuzuar të birin tashmë të ndjerë.

Lajmin se S.O. tashmë është në kërkim e ka konfirmuar për Express, prokurori kujdestar, Hivzi Bajrakari.

“Pas deklaratës që ka dhënë nëna e të ndjerit, policia e ka marrë informatën dhe është në ndjekje të të dyshimtit. Jemi në kërkim të të dyshuarit për involvim në këtë rast. Policia po i vazhdon hetimet”, ka deklaruar prokurori Bajraktari.

Për shqetësimet që 11-vjecari i ndjerë po i përjetonte, nëna t tij, Makfirja, rastin e kishte lajmëruar në policinë e Kosovës. Këta të fundit dje i deklaruan se më 29 janar të këtij viti kanë pranuar informatën për një rast të keqtrajtimit sek sual.

Por pas tetë ditëve nëna e viktimës, bashkë me tashmë të ndjerin e fëmijët e tjerë ishin strehuar në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë.

Por aty, ata kishin qëndruar vetëm një ditë. Kërkesa për dalje nga Qendra strehuese sipas zyrtarëve të qendër kishte qenë e nënës së viktimës.

“Me 7 shkurt ka ardhur, me 8 shkurt ka dalë. Nëna ka thënë se nuk e ndjenë vetën të rrezikuar. Institucionet e kanë parë të arsyeshme me e sjellë në strehimore. Qendra për Punë Sociale dhe policia. Mezi e kanë bindur që të qëndrojë një natë në strehimore”, ka thënë , Zana Hamiti, drejtoreshë në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

Ndërkohë, pas më shumë se 2 muajve, policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal ndaj personit të dyshuar për këtë rast. Pra me 15 prill.

“Më datën 15 prill është ngritur kallëzim penal ndaj personit te dyshuar dhe i njëjti rast është proceduar ne prokurori”, deklarojnë nga policia.

-----