Ballina Sport Pogradeci triumfon me spektakël ndaj Lushnjës, në të Dytën kryesuesit nuk gabojnë

Pogradeci triumfon me spektakël ndaj Lushnjës, në të Dytën kryesuesit nuk gabojnë

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Dita e sotme kishte rezervuar vetëm  një ndeshje të Kategorisë së Parë. Në “Gjorgj Kucuku” Pogradeci sfidoi Lushnjën për javën e 15-të. Rezultoi të ishte një ndeshje shumë e bukur dhe plot me gola, teksa në fund tre pikët shkuan për liqenorët.

 

Abazaj shënoi për Pogradecin në minutën e 43-të. Në të 71-tën Lishnja barazoi me Mone, por dy gola të Shkulakut dhe Topllarit në minutat 72 dhe 75 vendosën ndeshjen. Doli i dytë i Mone në të 85-tën ishte thjesht për statistikë.

 

U luajt gjithashtu edhe në Kategorinë e Dyta. Në grupin B Bulqiza mundi në shtëpi Sopotin e Librazhdit me shifrat 1-2. Në grupin B Butrinti i vendit të dytë mundi pastër me “poker” Albpetrolin. Naftëtari dhe Memaliaj u ndanë në barazim 1-1.

 

Gramozi mundi me spektakël Përmetin me shifrat 5-2. As Maliqi kryesues nuk gaboi në këtë javë, duke fituar pastër 3-0 ndaj Delvinës dhe mos lëshuar terren në majë të tabelës. Ndeshja tjetër mes Tepelenës dhe Devollit u mbyll pa gola, teksa po luhet Skrapari-Këlcyra. /abcnews.al

The post Pogradeci triumfon me spektakël ndaj Lushnjës, në të Dytën kryesuesit nuk gabojnë appeared first on Abc News.

---- ----
-----