Ballina Sport ‘Pogba i ri’ firmos kontratë 3-vjeçare me Interin

‘Pogba i ri’ firmos kontratë 3-vjeçare me Interin

14
SHPËRNDAJE

Mbërriti në Milano që në fillim të javës, por Lucien Agoume vetëm sot u zyrtarizua si futbollist i Interit.

Mesfushori francez 17-vjeçar, i cili cilësohet si “Paul Pogba i ri”, nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me skuadrën zikaltër dhe do të vihet në dispozicion të Antonio Contes.

Agoume kreu vizitat mjekësore në fillim të javës dhe më pas nënshkroi me Interin, që pagoi 4.5 milionë euro në arkat e Socheaux, për të marrë 17-vjeçarin, i cili luajti plot 16 ndeshje në Ligue 2 të Francës, këtë sezon.

Mesfushori ka një shtatlartësi të konsiderueshme prej 185 centimetrash dhe luan para mbrojtjes, teksa përveç fizikut, dallohet për zgjuarsinë taktike dhe vizionin e saktësinë në shpërndarjen e lojës.

Agoume vlerësohet shumë edhe për karakterin prej lideri që shfaq në fushë dhe dhomat e zhveshjes.

Tashmë mesfushori do të vihet në dispozicion të Antonio Contes duke filluar nga e hëna në Lugano, ku do të tentojë të bindë teknikun për të qëndruar me skuadrën zikaltër, por nuk përjashtohet mundësia që të huazohet në ndonjë skuadër tjetër italiane, për të fituar eksperiencë.

The post ‘Pogba i ri’ firmos kontratë 3-vjeçare me Interin appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----