Ballina Lajme nacionale Po vijnë temperaturat përvëluese

Po vijnë temperaturat përvëluese

15
SHPËRNDAJE

Moti gjatë vikendit do të jetë me diell dhe kohë pas kohe me vranësira të cilat do të shoqërohen edhe me reshje shiu.

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të nxehta nga kontinenti afrikan të cilat do të influencojnë në territorin e Kosovës.

Dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe stuhi lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s.

-----