Ballina Sport “Po vdisja nga COVID-19, por Barça më dha jetë”/ Rrëfimi i legjendës...

“Po vdisja nga COVID-19, por Barça më dha jetë”/ Rrëfimi i legjendës turke Rushtu Eçber

29
SHPËRNDAJE

Kanë qenë ditë të vështira për legjendën e portës turke Rushtu Eçber, pasi ai rezultoi pozitiv me korinavirus. Ish portieri i Barcelonës u shtrua në spital dhe arriti ta fitonte betejën falë kujdesit të mjekëve.

Në një moment gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm, por tani ai gjendet në gjendje të stabilizuar.

Në një deklaratë të fundit për prestigjiozen “AS”,Rushtu zbuloi që klubi i Barcelonës i dha forcë dhe kurajo për të luftuar me këtë virus të tmerrshëm.

“Ata më dhanë mbështetje të madhe gjatë dhe pas sëmundjes sime. Në këto raste, detajet e vogla janë ato që nuk harrohen. Nuk do të harroj se Barça bëri gjithçka për mua kur po vdisja nga koronavirusi. Ata më dhanë jetë. Unë jam gjithmonë në dispozicion të Barcelonës. Dua të shpreh pafund falënderime për të gjithë, veçanërisht për Bartomeu”, u shpreh Rushtu.

-----