Ballina Lajme nacionale Po vazhdojnë të digjen malet në kufi me Shqipërinë, ende nuk ka...

Po vazhdojnë të digjen malet në kufi me Shqipërinë, ende nuk ka reagim nga shteti

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Po vazhdojnë edhe më tej të digjen malet në kufi me Shqipërinë.

Bjeshkët e Rekës së Keqe që gjenden në afërsi të kufirit Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në fshatin Popoc, ka katër ditë që janë përfshirë nga zjarri.
Zjarrfikësit e komunës së Gjakovës thonë se nuk po arrijnë që ta shuajnë zjarrin shkaku i erës, terrenit të papërshtatshëm dhe mungesës së mjeteve.

Komandanti i Zjarrfikësve në Gjakovë, Xhavit Jashari, ka thënë se zjarri është në përmasa shumë të mëdha dhe se as pas katër ditësh nuk kanë arritur që ta shuajnë.

Jashari thotë se atyre po iu duhet që të ecin mbi 11 kilometra çdo ditë për të arritur deri te vatra e zjarrit, por që në mungesë të mjeteve dhe ujit nuk po mund ta shuajnë zjarrin.

“Po, është e vërtetë. Tash për tash jam në vendin ku është zjarri, pra në fshatin Popoc. Vendi quhet Vollka, e fshati Popoc. Zjarri është në përmasa shumë të mëdha. Është ka punon edhe Zoti kundër neve, është ka frynë jashtëzakonisht shumë sot në Gjakovë. Zjarri ka fillu para 4 ditësh. Është vend shumë kodrinor-malor, e po duhet 11 kilometra me ecë në këmbë veç për me arritë te vatra e zjarrit, po kur nuk po ke ujë edhe mjete të tjera që duhen për me shu zjarrin, është e pamundshme që të intervenojmë me fikë shpejt”, tregon ai.

I pari i zjarrfikësve në këtë komunë thotë se aktualisht në bjeshkë gjenden rreth 40 zjarrfikës duke u përpjekur që ta ndalin zjarrin, por se era është duke i penguar. Thotë se zjarri mund të shuhet vetëm nëse intervenohet me mjete ajrore.

“Për me u shu ky zjarr ma shpejt veç duhet me intervenenu nëpërmjet forcave ajrore. Për momentin janë 35 zjarrfikës tu intervenu e do të vazhdojmë deri në mbrëmje. Kanë ardhë edhe prej qyteteve me na ndihmu për me shu zjarrin, por është shumë terren i papërshtatshëm meqenëse nuk ka ndonjë rrugë alternative që me pas mundësi me iu afru vatrës së zjarrit. Duhet me ec tri orë në këmbë për me u ofru te vatra e zjarrit”, ka thënë Jashari.

---- ----
----
----- ----
-----