Ballina LifeBizare Po udhëtonte nëpër Evropë me biçikletë, ia vjedhin në Itali dhe kërkon...

Po udhëtonte nëpër Evropë me biçikletë, ia vjedhin në Itali dhe kërkon ndihmë në facebook (FOTO) 

16
SHPËRNDAJE

Ai ishte duke udhëtuar nëpër Europë me biçikletën e tij. Megjithatë, pasi arriti në Milano, ëndrra e tij u pre në mes, pasi i vodhën biçikletën!

Kjo është historia e japonezit Shunichiro Hata, i cili është detyruar të kërkojë ndihmë nga përdoruesit e “Facebook” për të gjetur biçikletën e tij. “Biçikleta ime është vjedhur në Milano, Itali. A keni ndonjë ide për ta gjetur atë?”, shkruan japonezi në 3 gjuhë, anglisht, italisht dhe në japonisht, ndërsa bashkëngjitur ka postuar edhe disa foto të biçikletës që e shoqëroi në udhëtimin e tij.

“E vendosa në oborrin e hotelit në lagjen Ticinese. Nuk mund ta vazhdojë udhëtimin tim pa biçikletë”, shkruan ai më tej. Postimi i tij është shpërndarë më shumë se 100 herë, ndërsa ka marrë me dhjetëra komente, nga përdorues të cilët kanë shprehur solidaritet dhe i kanë ofruar ndihmë japonezit.

Mes atyre që i tregojnë se ku mund të kërkojë, ka edhe nga ata që i ofrojnë biçikletat e tyre për të vazhduar udhëtimin nëpër kontinentin e vjetër.

Shunichiro e ka dokumentuar turin e tij në Europë në profilin e tij në “Facebook”, duke filluar nga Londra, ai kaloi në Francë Luksemburg dhe Zvicër, deri sa mbërriti në Itali.

-----