Ballina Lajme nacionale Po sillet si kryeministër, pas aksidentit në Rahovec Haradinaj lëshon urdhër për...

Po sillet si kryeministër, pas aksidentit në Rahovec Haradinaj lëshon urdhër për policinë

61
SHPËRNDAJE

Edhe pasi dha dorëheqje, po vazhdon të sillet si kryeministër.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aksidentit të rëndë që ndodhi në Bërnjak të Rahovecit.

Haradinaj ka shkruar se shqetësohet nga lajmet për aksidentet e shpeshta në komunikacion me pasojë jetët njerëzore.

“I shqetësuar nga lajmet për aksidentet e shpeshta në komunikacion me pasojë jetët njerëzore. Familjarëve të viktimave në Bërnjak të Rahovecit iu shpreh ngushëllime të thella, kurse të lënduarve shërim të shpejtë. Apeloj të gjithë qytetarët që ta shtojnë kujdesin në trafik, e Policia e Kosovës të rris kontrollin, veçanërisht tani gjatë sezonës verore, kur kemi një komunikacion të ngarkuar”, ka shkruar Haradinaj.

Aksidenti i rëndë që ndodhi në Rahovec ua mori jetën tre personave, ndërsa edhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Ajo ka thënë se me të marrë informatën, “patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të ketë sjellë te aksidenti mes dy veturave.

-----