Ballina Sport Po shkëlqen tek AEK, klubi shtyn talentin shqiptar të luajë për kombëtaren...

Po shkëlqen tek AEK, klubi shtyn talentin shqiptar të luajë për kombëtaren e Greqisë

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Talenti shqiptar, Mario Mitaj, ka djegur etapat, teksa që në moshë të re, ka arritur të aktivizohet me skuadrën e parë të AEK-ut në Greqi.

Paraqitjet e shkëlqyera të mbrojtësit 17-vjeçar me skuadrën e të rinjve, ka bërë trajnerit e AEK-ut, që ta grumbullojë me ekipin e parë, ku është aktivizuar në 7 ndeshje dhe ka shkëlqyer, duke dhënë edhe 2 asiste.

Në nëntor të vitit të kaluar, Mitaj bëri debutimin e tij me Shpresat e Shqipërisë dhe tashmë në Greqi duan ta bindin që të luajë me kombëtaren helene.

Sipas raportimeve të mediave greke, thuhet se te AEK-u po tentojnë ta bindin mbrojtësin shqiptar, që të zgjedhë kombëtaren e Greqisë.

Gjithashtu thuhet se gjithçka është në dorën e babait të lojtarit dhe do e thotë ai fjalën e fundit, se me cilën kombëtare do të luajë Mita.

---- ----
-----