Ballina Sport Po shkëlqen në La Liga, Fekir kërkohet nga dy klubet e mëdha...

Po shkëlqen në La Liga, Fekir kërkohet nga dy klubet e mëdha europiane

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Sulmuesi anësor i Real Betis, Nabil Fekir, po shkëlqen në La Liga. Falë paraqitjeve të tij pozitive, francezi ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës dhe nuk duhet të çuditemi nëse do ta shikojmë diku tjetër në sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimit të “Estadio Deportivo”, janë dy klube që po e monitorojnë me kujdes situatën e 27-vjeçarit. Bëhet fjalë për Liverpool dhe Inter, të cilët shikojnë te Fekir përforcimin e duhur për repartin e sulmit.

Kujtojmë që Fekir ishte shumë pranë një transferimi në Premier League kur ishte pjesë e Lyon, por më pas përfundoi te Real Betis. Ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare për të, por gjithçka pritet të ndodhë gjatë merkatos së verës. Fekir është nën kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2023 dhe klauzola e tij është diku te 23 milionë euro. /abcnews.al

The post Po shkëlqen në La Liga, Fekir kërkohet nga dy klubet e mëdha europiane appeared first on Abc News.

---- ----
-----