Ballina Sport Po shkëlqen me PSG-në, Moise Kean kërkohet nga ish-klubi i tij

Po shkëlqen me PSG-në, Moise Kean kërkohet nga ish-klubi i tij

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Sulmuesi i PSG-së, Moise Kean, po shkëlqen këtë sezon në Ligue 1. Lojtari në pronësi të Everton është përshtatur shumë shpejt me kampionët e Francës dhe e ardhmja e tij mbetet një mister sidomos pas një seri paraqitjesh pozitive.

Huazimi i tij tek parisienët përfundon në fund të sezonit dhe sipas gjasave ai pritet të rikthehet në klubin anglez. PSG nuk ka bërë asnjë lëvizje deri më tani për të siguruar kartonin e tij, por sipas raportimit të mediave italiane është ish-klubi i sulmuesit që është futur në valle për të.

 

Bëhet fjalë për Juventusin, të cilët mesa duket tashmë janë bindur për aftësitë e Kean. Kujtojmë që 21-vjeçari është nën kontratë me Everton deri në vitin 2024 dhe vlera e kartonit të tij është afro 30 milionë euro. Bardhezinjtë janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e talentit, pasi e duan me çdo kusht sërish në gjirin e tyre. /abcnews.al

The post Po shkëlqen me PSG-në, Moise Kean kërkohet nga ish-klubi i tij appeared first on Abc News.

---- ----
-----