Ballina Lajme Bota/Rajoni Po rregullonte të pasmet në Turqi, 31-vjeçarja vdes gjatë operacionit (FOTO)

Po rregullonte të pasmet në Turqi, 31-vjeçarja vdes gjatë operacionit (FOTO)

112
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një 31-vjeçare britanike ka humbur jetën pas një operacioni për rimodelimin e të pasmeve. Ajo udhëtoi nga Britania në një spital në Stamboll, ku do të kryente ndërhyrjen, por një komplikacion i ka marrë jetën. Sipas mjekëve, 31 vjeçarja Melissa Kerr, kishte pësuar një tromboembolizëm pulmonar dhe vdiq gjatë operacionit..

Familjarët të shkatërruar nga ngjarja janë ende nën shok, ndërsa shprehen se nuk dinë sesi do ta përballojnë këtë humbje të rëndë.

Partneri i saj, në ditën e të dashuruar ka bërë një postim në Facebook, ku bashkangjitur një kolazhi me fotot e tyre, i shkruan: “Do të të dua me gjithë zemër, deri në frymën time të fundit”. Ata po planifikonin të martoheshin.

---- ----
----
-----
-----