Ballina Lajme nacionale ‘Po qeshja me Taulantin’, Rama: Voltanës i pëlqen ta mbajë molotovin në...

‘Po qeshja me Taulantin’, Rama: Voltanës i pëlqen ta mbajë molotovin në dorë

38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi deklaratës së kryebashkiakës së Shkodrës, Voltana Ademi se do të dëshirontë të sulmonte me molotov në protestat e opozitës. Nga Cerriku ku po prezantonte kandidatin për kryebashkiak, Rama e quajti deklaratëne e Ademit, muhabet bakllavaje’

“Po qeshja me Taulantin rrugës, se pamë një deklaratë, apo një muhabet bakllavaje, kryebashkiakiakja e Shkodrës, sa shumë i pelqente molotovi dhe sa shumë dontë që ta kishte një molotov në dorë. Shikoni Shkodrën në 30 vjet dhe Vlorën në 4 vjet”, tha Rama.

Më herët, gjatë një intervistë në një media lokale, Voltana Ademi ka shprehur edhe dëshirën e madhe për të gjuajtur me bomba molotov duke i quajtur ato si mjete legjitime.

“Tani unë do kthehem tek protestat. Tani unë shkoj në Tiranë dhe shkoj e protestoj biles fort. Po të kisha edhe unë molotov do të gjuaja. Pra që do të thotë që unë nuk di të gjuaj me molotov pavarësisht se kemi bërë edhe ushtaraken por na qëlloi që të ndryshonim sistemin. Por qejfi dhe dëshira që kur je aty në protestë për të dhënë gjithçka nga vetja. Do të kisha edhe unë dëshirë për të gjuajtur me molotov. Dhe po flas si kryetare e bashkisë së Shkodrës. Po mbytemi dhe nuk mjafton ky zëri për të bërtitur aq fort. Molotovi është mjet legjitim, përdoret në të gjitha vendet e botës.Nuk bëjnë asgjë, vetëm zhurmë dhe tym. Prandaj në këtë rast mendoj që bëjmë pak dhe duhet të bëjmë edhe më shumë”, deklaroi Ademi.

Gazeta SHQIP

Voltana Ademi!

Deklarata e pazakontë e kryebashkiakes së Shkodrës: “Po të kisha molotov, edhe unë do gjuaja drejt Kryeministrisë”!

Publiée par Gazeta Shqip sur Jeudi 6 juin 2019

-----