Ballina Lajme nacionale Po largohet nga Nisma, a do t’i bashkohet Shukri Buja ndonjë partie...

Po largohet nga Nisma, a do t’i bashkohet Shukri Buja ndonjë partie tjetër?

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shukri Buja ka pushuar aktivitetet tek Nisma.

Buja nuk ka dhënë shenja se do të shkojë te ndonjë parti tjetër dhe as mundësinë e rikthimit në PDK qysh bëri kushëriri i tij, Ramë Buja.

Ka disa muaj që anëtari i Nismës Socialdemokrate, Shukri Buja nuk është bërë “i gjallë” në partinë e Fatmir Limajt. Zyrtarë të kësaj partie kanë deklaruar se i njëjti nuk është më fort aktiv, e deklaratat e tyre i ka konfirmuar edhe vetë Buja.

Në një prononcim për Express, Buja e ka pranuar se nuk është më aktiv në politikë. Thotë se dorëheqje zyrtare nuk ka dhënë ende, por se aktualisht nuk është duke u marrë me ndonjë aktivitet politik.

“Nuk jam aktiv në politikë, as në Nismë e as në ndonjë parti tjetër politike. Dorëheqje zyrtare nuk kam dhënë, por nuk jam tu u marr me asnjë aktivitet. Thjeshtë nuk do të mirrem me politikë. Jo, njëherë nuk kam ndonjë plan me iu bashku ndonjë partie. Thjeshtë jam tu pauzu, pra në politikë nuk jam aktiv.”, ka thënë Buja të shtunën.

I pyetur nëse do t’i bashkohet ndonjë partie muajve në vijim, ka thënë se nuk e planifikon një gjë të tillë. Ndërkohë, për vendimet e shefit të PDK’së për shkarkimin e zyrtarëve me aktakuza, parti në të cilën dikur ishte anëtar i kryesisë, thotë se nuk dëshiron të komentojë këtë çështje.

Ndryshe, Buja ka dhënë dorëheqje kohë më parë nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Lipjan, si dhe nga kryesia e PDK-së. Arsyet e dorëheqjes së tij, Buja i kishte bërë të ditura në një letër pesë faqe që ia kishte dërguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe kryesisë së partisë.

Buja ka qenë kryetar i Komunës së Lipjanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Pas largimit nga PDK’ja, ai kishte kaluar në partinë e Fatmir Limajt.

Buja që ka pasur pozitën e Komandantit të UÇK’së është ftuar për intervistim edhe nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit për krime luftë. Intervistimi i tij pritet të ndodhë më 22 korrik.

---- ---- ----
-----