Ballina Lajme Bota/Rajoni Po jetojnë në rezidencën 18 mln dollarëshe, Meghan dhe Harry marrin vendimin...

Po jetojnë në rezidencën 18 mln dollarëshe, Meghan dhe Harry marrin vendimin e papritur (FOTO)

17
SHPËRNDAJE

Meghan Markle dhe Princ Harry pasi u shkëputën nga jeta mbretërore, janë zhvendosur në Los Angeles të Amerikës.

Ata tashmë kanë filluar jetën e tyre normale në një rezidencë, vlera e të cilës arrin 18 milionë dollarë, shkruan The Sun.

Për shkak të privatësisë, dyshja kanë vendosur të ndërtojnë barriera rreth shtëpisë, pasi kuptuan se alpinistët mund të shohin pronën.

Prona e tyre është pranë një shtegu të famshëm për ngjitje, i cili u rihap për publikun më 9 maj, pas lehtësimit të kufizimeve në qarkun e Los Angelesit.

Çifti u zhvendos në Kaliforni në fund të marsit pas një qëndrimi të shkurtër në Kanada, dhe tani thuhet se po jetojnë në shtëpinë prej 18 milionë dollarësh, e cila është në pronësi të aktorit Tyler Perry.

-----