Ballina Lajme nacionale Po inspektonte nëse respektoheshin masat anti-covid, polici shqiptar rrihet brenda restorantit

Po inspektonte nëse respektoheshin masat anti-covid, polici shqiptar rrihet brenda restorantit

79
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Po inspektonte nëse respektoheshin masat anti-covid, polici shqiptar rrihet brenda restorantit

Një polic në Kosovë është sulmuar dje në një restorant në rrugën “B” në Prishtinë, teksa ishte duke kryer detyrën e tij.

Polici kishte shkuar për të inspektuar nëse po respektoheshin masat anti-Covid në lokal, teksa është sulmuar nga dy persona.

Sipas policisë të dyshuarit pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi:

“Rr. B, Prishtinë 15.01.2021 – 22:15-22:56. Pas pranimit të informatës për mos respektimi të vendimit të qeverisë për respektimin e masave anti Covid 19 njësitë policore së bashku me inspektorët sanitarë kanë dalë në atë lokacion ku brenda në restorant kanë hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Po inspektonte nëse respektoheshin masat anti-covid, polici shqiptar rrihet brenda restorantit
Silva Hyseni

---- ----
----
----- ----
-----