Ballina Lajme nacionale “Po ikim për pushime”, po çantat? Si u kap çifti shqiptar me...

“Po ikim për pushime”, po çantat? Si u kap çifti shqiptar me 12 kg kokainë në Itali

56
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Një çift shqiptar është arrestuar në Itali për trafik kokaine, pasi u kapën me 12 kg lëndë narkotike brenda në makinën tip “Ford Fiesta”.

Arrestimi i dy shqiptarëve u bë në 27 janar në Lodi, por për arsye hetimore nuk u publikua nga autoritetet italiane.

Por si u kapën? Burrë dhe grua u ndaluan nga policia për shkak të kufizimeve nga koronavirusi dhe u pyetën se ku po shkonin?

Çifti fillimisht hezitoi më pas i thanë policisë se po shkonin te të afërmit për disa ditë pushime, por justifikimi nuk i bindi policët pasi në makinë nuk kishte asnjë çantë.

Nisur nga nervozizmi efektivët vendosën ta kontrollonin makinën ku zbuluan kokainën. Në dhjetor të vitit të kaluar u kap një tjetër shqiptar në Lodi me 43 kg kokainë./ db/ Abcnews.al

The post “Po ikim për pushime”, po çantat? Si u kap çifti shqiptar me 12 kg kokainë në Itali appeared first on Abc News.

---- ----
-----