Ballina Showbiz Po e prisnit me padurim, “Portokalli” rikthehet këtë të diel në ekran...

Po e prisnit me padurim, “Portokalli” rikthehet këtë të diel në ekran (FOTO)

33
SHPËRNDAJE

Duke u munduar që të mos rrezikonte shëndetin e stafit dhe të aktorëve gjatë emergjencës së koronavirusit, spektakli i humorit “Portokalli” vendosi që të bënte një pauzë.

Publiku po e priste me padurim kthimin e emisionit të tyre të preferuar, e mesa duket tashmë pritja nuk do zgjasë shumë.

“Portokalli” e ka një datë për rikthimin në ekranin e “Top Channel” dhe është pikërisht këtë të diel.

Lajmin e bukur e ka dhënë moderatorja e emisionit, Xhemi Shehu, apo edhe aktorët e njohur të “Portokalli”, të cilët edhe ata po prisnin me padurim rikthimin në punë.

Xhemi ka ndarë një foto me ndjekësit në “Instagram”, ku shfaqet me disa aktorë dhe zbulon se këtë të diel do ta shohim në ekran.

Madje edhe aktori i njohur, Florjan Binaj, ka ndarë një video ku shfaqet i ulur me Rezart Veleshnjan dhe Irgen Çelën, teksa njofton se “Portokalli” do të kthehet sërish.

“Kemi një super lajm për këtë javë. Këtë javë fillon portokallia. Lajmi më i bukur prej shumë kohësh!”- thonë aktorët, duke surprizuar ndjekësit.

-----