Ballina Lajme Bota/Rajoni “Plumbi” i 2003 dhe “bomba” e 2020/ Bota shmangu SARS, pse jo...

“Plumbi” i 2003 dhe “bomba” e 2020/ Bota shmangu SARS, pse jo koronavirusin, që vjen po nga lakuriqët…?!

66
SHPËRNDAJE

Bota shmangu një “plumb” në 2003 kur pati një përhapje të SARS, pasi u transmetua nga lakuriqët te njerëzit në Kinë dhe më pas u përhap në 26 vende. E njëjta gjë ndodhi kur MERS, një tjetër koronavirus, që u përhap te njerëzit në 2012.

Një vit më vonë, shkencëtarët kinezë gjetën viruse të ngjashme me SARS tek një lakuriq nate, që mund të infektonte qelizat njerëzore. Dhe në vitin 2016, Organizata Botërore e Shëndetit i vendosi koronaviruset midis tetë kërcënimeve më të njohura virale, që kërkojnë më shumë studime të mëtejshme.

Kështu që mund të mendohej se do të kishim disa ilaçe dhe vaksina deri tani. Por nuk ka asnjë të licencuar. Kjo është arsyeja pse ne po nxitojmë për të testuar barnat e projektuara për viruse të tjera, për të parë nëse ato mund të ndihmojnë. Pse ishim kaq të papërgatitur për një kërcënim, për të cilin kishim dijeni?

Pas vitit 2003, pati një shpërthim kërkimesh shkencore, por ishte jetëshkurtër. “Nga 2005, u bë me të vërtetë e vështirë për të marrë fonde për koronavirusin SARS,” thotë Rolf Hilgenfeld në Universitetin e Lübeck, Gjermani.

Kjo ishte pjesërisht sepse, kur SARS u zhduk, nuk kishte asnjë treg që priste ilaçe ose vaksina për ta trajtuar atë, thotë David Heymann në Shkollën e Higjienës në Londër. Vetëm kompanitë e mëdha të ilaçeve kanë para dhe ekspertizë për të marrë ilaçe ose vaksina përmes testimeve tek njerëzit, dhe pa një treg nuk mund të investojnë. Por Hilgenfeld thotë se agjensitë që financojnë hulumtimin gjithashtu humbën interesin, sepse “virologët e shquar besuan se koronavirusi SARS ishte një gjë që do të ndodhte një herë”.

Në krahasim me koronaviruset e tjerë, SARS kishte një mutacion të gjerë gjenetik, që shtyu disa virologë të mendonin se kjo ishte ajo që e lejonte atë të përhapet papritmas te njerëzit – dhe se një mutacion i tillë nuk do të kishte gjasa të ndodhte përsëri. Kishin të drejtë në lidhje me pjesën e dytë. Virusi covid-19 nuk e ka këtë mutacion, por ai përhapet edhe më shumë te njerëzit sesa SARS.

SARS frymëzoi disa masa globale. MERS u identifikua me shpejtësi në 2012 sepse Bashkimi Evropian kishte filluar financimin e laboratorëve për viruset e frymëmarrjes.

Në vitin 2007, një version i rishikuar i Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit, një traktat i hartuar për të zvogëluar përhapjen e sëmundjeve ndërkombëtarisht, kërkoi financa të mëdhaja për të ndihmuar zhvillimin e për të përmirësuar aftësitë e shteteve për zbulimin dhe kontrollin e sëmundjeve. Por shtetet kryesisht investuan në nisma globale dhe “jo sa duhet për t’i ndihmuar vendet të kujdesen vetë për veten”, thotë Heymann. Asnjë vend nuk i plotëson kërkesat e traktatit të vitit 2007.

Një problem tjetër është vendosja e njerëzve që nuk janë mjekë dhe shkencëtarë në borde. Pas SARS, Kina ngriti një rrjet për të zbuluar raste të sëmundjes së frymëmarrjes. U zbulua covid-19 në Wuhan dhe zyrtarët vendas nxitën përpjekjet për të ngritur alarmin.

Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar për vite me radhë se duhet të bëjmë më mirë. Sëmundja tjetër e re mund të jetë më e keqe dhe ndryshe nga covid-19, krejtësisht e papritur./ Financial Time

-----