
Banorët e Floridës shijuan një fundjavë në det, teksa temperaturat shënonin rekorde. Mijëra njerëz u panë në plazhe, duke mos respektuar distancimin social dhe as masat për të frenuar përhajen e koronavirusit.
Të rinjtë u fotografuan në majë të jahteve, duke kërcyer dhe konsumuar alkool, pa u shqetësuar shumë nga autoritetet që patrullonin aty rrotull.
Plazhet publike u rihapën vetëm pak javë pas vendimin të qeverisë për t’I mbyllur, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.