Ballina Lajme nacionale Plas sërish mes socialistëve/ Fino përplaset me Vasilika Hysin: Kujdes kur flet...

Plas sërish mes socialistëve/ Fino përplaset me Vasilika Hysin: Kujdes kur flet për mua!

12
SHPËRNDAJE

Gjatë raportimit të saj në Komisionin e Ligjeve, drejtuesja e KLGJ, Naureda Llagami tha se në shtator do të bëhen emërimet e para në Gjykatën e Lartë.

Por raportimi i Llagamit në Komisionin e Ligjeve u shoqërua me debat me socialistëve, ku Bashkim Fino dhe Vasilika Hysi janë përplasur me tyre.

Debati Hysi dhe Fino.

Vasilika Hysi: Nuk do të duhet të pritej kuvendi i Shqipërisë që ju të raportoni për të njohur publiku se çfarë ka bërë KLGJ. Ka vend për më shumë komunikim me publikun dhe transparencë pasi keni bërë një punë kolosale që edhe ne si deputetë do të mund ta mësonim kur të merrnim raportin.

Bashkim Fino: Ne e kemi mësuar më përpara. Ti e mësove tani. Ne e dinim përpara punën e saj të mirë, ti e mësove tani. Mos na përgjithëso ne të tjerëve. Fol për vete, mos fol për të tjerët, kujdes.

Vasilika Hysi: Thashë për veten time.

Bashkim Fino: Për veten tënde po, por jo për ne. Ti fole dhe për ne. Dhe ne deputetët, the, sot e morëm vesh që ka punuar.

Vasilika Hysi: E bërë lajmin  zoti Fino.

-----