Ballina Lajme nacionale Plas në LSI/ Vasili kundër Metës: Presidenti flet kot!

Plas në LSI/ Vasili kundër Metës: Presidenti flet kot!

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pak ditë më parë e gjithë Lëvizja Socialiste për Integrim ishte në krah të presidentit. Por, lëvizjet e fundit politike duket se kanë ndryshuar deri diku kurs. Nuk shpjegohet qartësisht, por Petrit Vasili me nota disi ironike thotë se druhet se presidenti po flet kot.

Përmes një statusi në facebook, Vasili shkruan se Presidenti nuk ka pse të jetë i preokupuar, se do ngelet qeveria në vjeshtë për integrimin europian.

Ja statusi i plotë i Vasilit në facebook:

Druaj se presidenti po flet kot !!(VIDEO).

Perse eshte kaq i preokupuar Presidenti  se do ngelet serish ne vjeshte qeveria dhe ne 19 tetor per integrimin europian?

Nuk e di Presidenti se Qeveria e ka mbaruar me sukses te plote integrimin europian qe ne 27 qershor 2018 bile ka marre dhe daten, sigurisht imagjinare.

Edi Rama u ka ndare edhe dekorata ambasadoreve per kete sukses te papare.

Ndaj i nderuar President veri ne pune keshilltaret e tu.

Me qe ata nuk te informojne, po jua tregoj une edhe me VIDEO kete sukses,qe kryeministri e ka arritur me kohe….dhe qe ju nuk e keni marre vesh akoma

---- ---- ----
-----