Ballina Lajme Bota/Rajoni “Plas” në Londër e Paris, përleshje të ashpra me policinë

“Plas” në Londër e Paris, përleshje të ashpra me policinë

29
SHPËRNDAJE

Më shumë se 100 persona u arrestuan pas protestave të dhunshme në Londër të shtunën. Forcat e rendit u sulmua nga demonstruesit, disa prej të cilëve ishin aktivistë të ekstremit të djathtë, që kishin ardhur në kryeqytet edhe nga pjesë të tjera të vendit për të mbrojtur statujat.

“Rrugacëria raciste nuk ka vend në rrugët tona”, deklaroi kryeministri Boris Johnson. Një hetim po zhvillohet gjithashtu pasi një njeri u pa duke urinuar pranë një memoriali të policit Keith Palmer, i cili u vra në sulmin e Westminster të vitit 2017. Përdhosjen e atij monumenti, ministrja e brendshme, Priti Patel e cilësoi si “ krejtësisht të turpshme”.

Nga ana tjetër, në Londër e mbarë vendin u mbajtën edhe një sërë protetash paqësore kundër racizmit. Policia franceze ndërkohë është përleshur me aktivistë që protestojnë në Paris kundër racizmit dhe petendimit të brutalitetit të pretentuar të asaj vetë. Efektivët përdorën gaz lotsjellës kundër protestuesve që hidhnin gurë teksa përpiqeshin të zhvillonin një marshim të ndaluar.

Tubimi ishtë pjesë e një lëvizje mbarëbotërore të frymëzuar nga protestat e Amerikës për Black Lives Matter. Ai u organizua nën moton:  “Drejtësi për Adama”, duke iu referuar rastit të Adama Traoré, një i ri me ngjyrë që vdiq në paraburgim në duart e policëve franceze katër vjet më parë.

Rreth 15,000 protestues anti-racizëm u mblodhën në Place de la République në qendrën e Parisit pasditen e së shtunës. Ata përsërisnin slogane si  “Pa drejtësi, s`ka paqe”, e disa u ngjitën dhe në statujën e Marianne, simbolin e Republikës Franceze.

-----