Ballina Lajme nacionale Plas në LDK, Isa Mustafa “tradhtohet” nga Vjosa Osmani

Plas në LDK, Isa Mustafa “tradhtohet” nga Vjosa Osmani

241
SHPËRNDAJE

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se subjekti i tij do të nisë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Mustafa e bëri të ditur këtë në një konferencë për medie pas mbledhjes së kryesisë së LDK’së.

Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka qenë kundër inicimit të mosbesimit. Ajo thotë se me të në këtë vendim ka qenë edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”, tha Osmani.

-----