Ballina Sport Plas keq mes Donnarummas dhe Mino Raiolës, festojnë tifozët e Milanit

Plas keq mes Donnarummas dhe Mino Raiolës, festojnë tifozët e Milanit

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Gigio Donnarumma ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Milanin. Kuqezinjtë nuk mund të humbasin me parametra zero një portier të tillë dhe po bëjnë të pamundurën për të gjetur akordin e rinovimit.

Vetë dëshira e “gardianit” të talentuar është vijimi i karrierës te Milani, që është klubi i tij i zemrës. Problemi mes palëve është Mino Raiola, agjenti i portierit 22-vjeçar, i cili i ka lodhur të gjithë me kërkesat e tij të tepërta.

Aq shumë sa ka ndodhur edhe krisja me vetë Donnarummën. Nga Italia raportojnë se mes palëve ka pasur një sherr të madh. Kujtojmë që drejtuesit e “Djallit” janë gati t’i ofrojnë deri në 8 milion euro në sezon portierit, por Raiola kërkon 4 milion euro më shumë.

Dëshira e lojtarit është zgjatja e bashkëpunimit me klubin që bën tifozllëk që në fëmijëri, diçka që kundërshtatohet me forcë nga agjenti. Prej një fakti të tillë ka shpërthyer edhe debati mes palëve.

Do të shkatërroj karrierën“, i është drejtuar agjenti portierit italian, diçka që ka sjellë fundin e raportit mes tyre. Një lajm që gëzon Milanin dhe tifozët e shumtë të klubit italian, që shpresojnë që Donnarumma, njëkohësisht titullar i kombëtares italiane, të pranojë më në fund rinovimin. /abcnews.al

The post Plas keq mes Donnarummas dhe Mino Raiolës, festojnë tifozët e Milanit appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----