Ballina Lajme nacionale Plas grushti në linjën e autobusit të Kombinatit, goditet fatorino

Plas grushti në linjën e autobusit të Kombinatit, goditet fatorino

16
SHPËRNDAJE

Punonjësit e Policisë rrugore kanë ndërhyrë për të parandaluar një konflikt në një  autobus të linjës  Kinostudio-Kombinat. Gjatë ndërhyrjes, punonjësit e policisë rrugore janë kundërshtuar me dhunë nga dy shtetasit që po dhunonin fatorinon e autobusit, por neutralizohen dhe vihen në pranga.

“Mbrëmjen e djeshme, në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, në autobusin e linjës-Kinostudio- Kombinat, dy shtetas  që ishin pasagjerë në këtë autobus, si pasojë e një konflikti të çastit po dhunonin fatorinon e autobusit.

Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore  që ishin me shërbim në afërsi të Spitalit “Nënë Tereza”, ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre.

Punonjësit e Policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin, por   dy shtetasit  A.T., 24 vjeç,  dhe F. K., 20 vjeç, banues të dy në  Tiranë, kundërshtuan  me dhunë edhe punonjësit e Policisë Rrugore, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë neutralizuar dhe prangosur nga punonjësit e Policisë”, sqaron policia.

Në përfundim të veprimeve  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.T dhe F.K, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

-----