Ballina Lajme nacionale Plan Marshall për Kosovën, Albin Kurti e kërkon për investime serioze

Plan Marshall për Kosovën, Albin Kurti e kërkon për investime serioze

40
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri Albin Kurti në intervistën për gazetën gjermane, Süddeutsche Zeitung ka folur dhe për nevojën e investimeve si mënyrë për të penguar valën e emigracionit të të rinjve. Ai kërkon një mini-Plan Marshall për vendet ballkanike.

“Ne kemi nevojë për një mini-Plan Marshal për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi nevojë për shkolla të mira, spitale, një lidhje të mirë mes arsimit dhe tregut të punës, për t’i dalë ballë një vale të re emigrimi, që është më e madhe se gjatë pushtimit serb” ka deklaruar ai. Më tej në intervistë ai shprehu dhe rezerva për marrëveshjen e arritur për hekurudhat dhe autostradat në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai e vlerëson këtë marrëveshje si shprehje të vullnetit, por negociatat janë kryer “ende nën qeverinë paraardhëse, ne nuk kemi qenë të përfshirë. Kam rezerva ndër të tjera për çështjen e financimit, nëse është konform kushtetutës.” Albin Kurti thotë se nuk e ka parë versionin final.

“As ministri i Infrastrukturës dhe ai unë si kryeministër nuk e kemi miratuar nënshkrimin.” Megjithatë e sheh pozitivisht angazhimin e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, i ngarkuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ai ka sjellë energji të re në dialogun mes Kosovës dhe Serbië. Nuk mendoj, se ai nuk ka qëllime të mira, por tani që në Kosovë ka një qeveri të re, nuk mundet që negociata të tilla të zhvillohen mes presidentëve. Këtë duhet ta bëjnë qeveritë e zgjedhura”.

---- ----
----
-----
-----