Ballina Lajme nacionale Plakat e Ali Demit: Turp, s’përgjohet kryeministri! Befason Rama: Jo moj i...

Plakat e Ali Demit: Turp, s’përgjohet kryeministri! Befason Rama: Jo moj i kam bërë ato telefonata!

18
SHPËRNDAJE

Kryeministrit Edi Rama i është dashur të flasë edhe për përgjimet e gazetës gjermane “BILD” teksa po konsumonte kafen te Njësia Administrative Nr.1 në zonën e Ali Demit.

Ishin disa të moshuara që ishin ulur në tavolinën e tij që i thanë se është e turpshme që të përgjohet kryeministri.

“Po semos kanë saktësi ato përgjime. Të përgjosh kryeministrin, ku përgjohet kryeministri, turp”, tha një nga të moshuarat.

Ndërsa, një tjetër ia priti: “Si dolën ato të Wikileaks, atje që u bë skandal me përgjimin e Angela Merkel”.

Por, Rama çuditërisht nuk ishte në një mendje me ta, pasi tha se do t’i bënte sërish ato biseda, pasi janë telefonata pune, ku ai diskuton për organizimin e komisionerëve dhe mban të karikuar mbështetësit e PS dhe jo blerje votash.

“Ça kërkojnë të bëjnë dhe merren me pisllëqe. Merren me përgjigje që duheshin hetuar dhe provuar. Vajtën i mbyllën të gjitha, dhe nxjerrin përgjime sikur… Ato biseda i bëj prapë dhe s’kam asgjë. Ato janë biseda për fushatën elektorale, për komisionarët, për objektivat dhe pritshmëritë. Prandaj i mundim ne ata se jemi të organizuar. Ajo historia aty ishte me këtë Flamur Nokën që me ca rrugaçë atje shkonte godiste njerëz. Ata janë mësuar me bëj të fortin se të hapin rrugë”, tha Rama.

-----