Prokuroria në Pejë ka arritur që të identifikoj të dyshuarin për plagosjet e sotme në Pejë.
I njëjti sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi është në arrati.
“Lidhur me rastin, prokurori kujdestar, ka identifikuar edhe të dyshuarin por i njëjti është duke u kërkuar pasi që pas rastit është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Nikçi.
njëri nga të plagosurit ka qenë kalimtar rasti dhe nuk ka qenë cak i të shtënave me armë.
Sipas Zëdhënësit të Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikçi, gjendja shëndetësore e dy të plagosurve është stabile.
Pikënisja e kësaj plagosje, në të cilën u plagos edhe një qytetar i pafajshëm ishte një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe njërit nga të plagosurit./kallxo.com
The post Plagosje në Pejë appeared first on RTV21.