Ballina Lajme nacionale Plagosje me armë zjarri në Podujevë

Plagosje me armë zjarri në Podujevë

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Një plagosje me armë zjarri ndodhi sonte rreth orës 20:00 në rrugë “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila informoi se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar (i njohur për policinë) janë plagosur 2 persona.

Sipas Ahmetit, të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe eshte vënë në ndjekje të personit të dyshuar i cili në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët detyrimisht i jane pergjigjur në menyrën e njëjtë.”, bëri të ditur Ahmeti.

Ndërkaq, aktualisht hetuesit policor janë në kërkim të personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./21Media

The post Plagosje me armë zjarri në Podujevë appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----