Ballina Lajme nacionale Plagosja në qendër të Prishtinës, dëshmitarët: dëgjuam britma, pastaj krisi alltia

Plagosja në qendër të Prishtinës, dëshmitarët: dëgjuam britma, pastaj krisi alltia

39
SHPËRNDAJE

Të shtëna armësh janë dëgjuar në kryeqytet prapa Teatrit Kombëtar në rrugën “Vasil Andoni”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është plagosur një person.

Banorët e lagjes i kanë thënë për lajmi. net se fillimisht kanë dëgjuar disa të britma të disa personave e më pas edhe disa të shtëna. “Në momentin që ata kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë parë policinë”, tha njëri prej dëshmitarëve.

Një banore e banesës në vendin ku ka ndodhur ngjarja ka thënë se rastit i ka paraprirë një përleshje verbale mes disa personave.

Ajo thotë se e gjithë ngjarja ka ndodhur shumë shpejtë dhe se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka pasur shumë banorë të cilët kanë qenë nëpër ballkone.

Ndërkohë, policia është duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, dhe po mbledh dëshmitë e nevojshme.

----- ----- ----- -----