Ballina Lajme nacionale Plagosja në Mitrovicë, dalin detaje të reja rreth rastit

Plagosja në Mitrovicë, dalin detaje të reja rreth rastit

20
SHPËRNDAJE

Ka ndodhur një plagosje në Mitrovicë.

Nga të shtënat me mjet zjarr që ndodhën sot në Mitrovicë është plagosur një person.

I njëjti ka marrë plagë në të dyja këmbët në zonën mbi gju.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për Komunikim me Media dhe Publikun në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

Ajo ka thënë se sipas informatave që ka në njërën këmbë ka pasë hyrje dhe dalje të plumbit derisa në këmbën tjetër ka pasë vetëm hyrje të plumbit.

Mustafa-Hakaj ka konfirmuar për Klan Kosovën se i plagosuri ka qenë me vetëdije kur ka arritur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës ku edhe e ka marrë ndihmën e parë.

E njëjta ka thënë se i plagosuri është dërguar me ndihmë të shpejtë në QKUK ku është dorëzuar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

-----