Ballina Lajme nacionale Plagosën dy vëllezër, një person u arrestua, 6 në kërkim

Plagosën dy vëllezër, një person u arrestua, 6 në kërkim

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Policia zbardhi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit, ku kanë mbetur të plagosur me sende të forta dy persona.

Policia arrestoi një nga autorët e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e 6 bashkëpunëtorëve të tjerë. Në pranga përfundoi 23-vjeçari me iniciale M. M., banues në Elbasan.

Dyshohet se i riu, në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç,  E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, ka plagosur me sende të forta në ambientet  e brendshme të një lokali në Elbasan, vëllezërit  E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç./vizionplus

The post Plagosën dy vëllezër, një person u arrestua, 6 në kërkim appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----