Ballina Lajme nacionale Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje, Rakiq tregon se kur do të...

Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje, Rakiq tregon se kur do të publikohet qëndrimi i tyre

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

A do të merr pjesë Lista Serbe në zgjedhje?

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq njoftoi sot se subjekti politik që ai drejton do të shpallë vendimin përfundimtar nesër për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër, ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiq.

Në Graçanicë, Rakiq tha se konsultimet brenda Listës Serbe ishin ende në proces për të paraqitur listën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai kujtoi se qëndrimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për zgjedhjet në Kosovë është i njohur dhe se anëtarët e Listës Serbe dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me të.

---- ----
----
----- ----
-----