Ballina Showbiz Pishinë e bodrum vere, brenda rezidencës 21 milionë dollarë të aktores së...

Pishinë e bodrum vere, brenda rezidencës 21 milionë dollarë të aktores së famshme (FOTO)

26
SHPËRNDAJE

Aktorja me famë botërore, Jennifer Aniston, ka vetëm 3 muaj që ka hapur një profil në rrjetin social “Instagram” dhe ka grumbulluar plot 25 milionë ndjekës.

Madje 50-vjeçarja është mjaft aktive dhe ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj. E nuk kanë munguar as pamjet brenda rezidencës së saj 21 milionë dollarë.

Aniston ka publikuar të hënën një foto ku tregoi se si ishte banja e saj, e pas disa kërkimeve të tjera u zbuluan edhe pamje të tjera.

“Daily Mail” shkruan se aktorja e bleu shtëpinë në vitin 2011 dhe u projektua nga  A. Quincy Jones. Rezidenca ka një sipërfaqe prej 8.500 metra katrorë dhe është gjigante.

Rezidenca është me katër dhoma gjumi, gjashtë banja, pishinë, një bodrum vere dhe bujtinë. Shtëpia 21 milionë dollarë ka pamje nga qyteti dhe oqeani, në pothuajse dy hektarë tokë.