Ballina Sport Pirlo “skarcon” Bonucci dhe Dybala: Porto mbrohet si Atletico Madridi

Pirlo “skarcon” Bonucci dhe Dybala: Porto mbrohet si Atletico Madridi

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Pas “nokautit” në kampionat kundër Napolit (1-0), Juve rifillon nga Champions-i. Në 1/8 finale duhet të përballet me Porton e Sergio Conceicao. Trajneri bardhezi foli për ndeshjen e parë, të planifikuar të luhet të mërkurën, në “Estadio do Dragao”: “Është një ndeshje e komplikuar. Porto ka një ekip që mbron mirë. Në ndeshjet e fundit të Champions-it ato e kanë mbajtur portën të pastër. Janë kompaktë dhe të mirë në grumbullimin që bëjnë në mbrojtje, si Atletico Madrid.

Champions-i është një kompeticion i veçantë, kur luan e kupton. Është shumë ndryshe nga kampionati, shumë ekipe luftojnë për të fituar. Por, kjo varet se si je, nga momenti kur përballesh me ekipet. Ne vijmë nga shumë ndeshje sfiduese radhazi. Është shumë e rëndësishme ta kemi kokën të qetë, të jemi mendërisht gati për 180 minuta përballje. Jemi në të njëjtin nivel me të tjerët, disa prej tyre mund të kenë një avantazh më të mirë, por të gjithë kemi ëndrrën e madhe.

Ne e fillojmë sezonin duke u përpjekur t’i fitojmë të gjitha. Fituam Superkupën dhe ne jemi në finale të Kupës së Italisë. Vijojmë garën në Champions dhe kampionat. Pra, jemi brenda të gjithë objektivave, kjo është gjëja më e rëndësishme. Të shtunën luajtëm mirë, por na hidhëroi rezultati. Champions-i është një ëndërr, sepse po flasim për një kompeticion të rëndësishëm. Jo të gjitha ëndrrat bëhen realitet, por e rëndësishme është të besosh se mund të shkosh deri në fund”.

Më tej, Pirlo bën një bilanc të grupit të lojtarëve, që ka në dispozicion: “Janë thirrur të gjithë, do të udhëtojnë me ne. Bonucci nuk është në dispozicion, Ramsey po. Dybala vjen, por nuk është i gatshëm për të luajtur. Sidoqoftë, ata do të udhëtojnë me ne, për të qenë me ekipin. Dybala na mungon që nga fillimi i sezonit. Golat e tij të munguar na peshojnë. Ne mund të bëjmë më mirë, duke krijuar më shumë, duke realizuar me sa më tepër lojtarë, por golat e Paulo mungojnë. Bonucci? Ai ka një problem tjetër, nuk është në dispozicion.

Morata? Nuk është në periudhën më të mirë, por e njohim atë. Gjatë sezonit ka periudha në të cilat nuk është shumë mirë fizikisht, ka pasur edhe një problem muskulor dhe gripi. Gjithsesi, është i lumtur, është mirë; thjesht duhet të shënojë. Kjo mund t’ia largojë të gjitha problemet. Ai është shumë i ndjeshëm dhe në këto momente ka tendencën të mbingarkojë veten paksa. Ne i besojmë dhe e dimë se do të bëjë mirë përsëri. Morata apo Kulusevski? Nesër do të vlerësojmë se kush të luajë titullar”.

---- ---- ----
-----