Ballina Sport Pirlo: Menduam se fitohet veç me fanellë, nuk ishte e lehtë të...

Pirlo: Menduam se fitohet veç me fanellë, nuk ishte e lehtë të ngriheshim pas Milanit

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Juventusi u kthye dje te fitorja pas humbjes ndaj Milanit javën e shkuar, që i dha një goditje të madhe torinezëve. Mbrëmë skuadra e Andrea Pirlos fitoi me shifrat 1-3 ndaj Sassuolos dhe qëndroi në garë për të zënë një vend në Champions League. Trajneri bardhezi foli për mediet pas ndeshjes.

“Të marrim frymë pas kësaj fitoreje dhe më pas t’i futemi punës për dy ndeshjet e mbetura. Nuk ishte e lehtë të kthehesh në rrugën e duhur pas asaj disfate dhe veçanërisht kundër Sassuolos. Strategjia jonë ishte të prisnim Sassulon dhe të ngjisheshim për të mos i lënë hapësira.

Ata sulmojnë me shumë njerëz dhe lënë hapësira pas. Përdora në krah dy lojtarë shumë të shpejtë si Federico Chiesa dhe Dejan Kulusevski për të sulmuar hapësirat dhe e bëmë shumë mirë. Kampionët bëjnë diferencën dhe ne kemi shumë të tillë.

Nuk ishte e lehtë për në të ngriheshim pas humbjes me Milanin, por e bëmë, jemi gjallë dhe do luftojmë deri në fund. E dimë se nuk është në dorën tonë, por do luftojmë deri në fund. Kishte momente gjatë sezonit kur e ulëm përqendrimin dhe nuk ishim 100%.

Ndoshta menduam se të veshurit fanellën e Juventusit mjaftonte të fitonim ndeshjet. Fatkeqësisht, nuk është kështu. Në futbollin modern, duhet të përballeni me çdo ekip me të njëjtin mentalitet, uri dhe dëshirë, sepse përndryshe nuk shkon dot larg.

Kemi bërë gabime shumë shpesh dhe ja kemi bërë të vështirë punën vetes sonë. Largimin e Buffon e dinim prej muajsh dhe nuk ishte rrufe në qiell të hapur për ne”, u shpreh Pirlo. /abcnews.al

The post Pirlo: Menduam se fitohet veç me fanellë, nuk ishte e lehtë të ngriheshim pas Milanit appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----