Ballina Sport Pioli: United rivali i duhur, meritonim më shumë! Goli i Kessie? Ju...

Pioli: United rivali i duhur, meritonim më shumë! Goli i Kessie? Ju tregoj ç’më tha

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Milani barazoi me Manchester United në minutat shtesë dhe do tentojë kalimin në çerekfinale në Europa League. Simon Kjaer ndëshkoi “Djajtë e kuq” dhe pas ndeshjes trajneri Stefano Pioli u shpreh i kënaqur me atë që skuadra e tij dha në fushë. Italiani foli edhe për golin që arbitri anuloi në fillim të takimit.

“Skuadra luajti me personalitet. Vuajtëm në disa momente të vështirë. E dinim që ata kanë cilësi, por kjo paraqitje duhet të rritë vetëbesimin tonë. Kur shorti na rezervoi Manchesterin mendova se ishte kundërshtari i duhur për ne. Ne jemi duke punuar për t’u përmirësuar dhe do përpiqemi të fitojmë sërish.

Duam ta çojmë Milanin ku i takon dhe këto janë ndeshjet ku mund të përmirësohesh. Ne duam të shkojmë deri në fund dhe për ta bërë këtë duhet të mundësh këto lloj ekipesh. Sot morëm një rezultat pozitiv, por kemi përpara një tjetër ndeshje të vështirë. Ende nuk e kemi çuar misionin deri në fund. United është një ekip i shkëlqyeshëm”.

“Jam i kënaqur, po stërvit një grup të jashtëzakonshëm futbollistësh edhe pse nuk kemi qenë të plotë këto kohë. Kur shoh që djemtë japin shpirtin në fushë për të marrë një rezultat, atëherë unë mund të jem i lumtur. Është një rezultat që para ndeshjes mund ta kishim pranuar. Pas ndeshjes mendoj se meritojmë diçka më shumë, Gjithsesi mbetet një rezultat i mirë.

Fryma e ekipit ishte e shkëlqyeshme. Donim ta dominonim ndeshje dhe dhamë më të mirën tonë. Kemi luajtur një ndeshje në katër ditë që nga shtatori, por këta djem nuk heqin dorë kurrë. Duhet të vazhdojmë kështu, është një pjesë e rëndësishme e sezonit. Tani kemi tre ndeshje të mëdha që vijnë më pas: Napoli, Manchester United dhe Fiorentina. Pastaj mund të kemi kohë të pushojmë, të paktën ata që nuk do të bashkohen me ekipet kombëtare.

“Leao mund të përmirësohet, ai ka talent dhe cilësi. Më pëlqen përkushtimi dhe dëshira e tij për t’u fokusuar në ndeshje, pa asnjë diskutim më shumë se sezonin e kaluar. Goli i Kessie? Ai gol do të na kishte dhënë më shumë forcë, sidomos në aspektin mendor. Franck është i bindur që nuk e ka prekur topin me dorë, por gjyqtari i ndeshjes mendoi ndryshe”. /abcnews.al

The post Pioli: United rivali i duhur, meritonim më shumë! Goli i Kessie? Ju tregoj ç’më tha appeared first on Abc News.

---- ----
-----