Ballina Sport Pioli: Tensioni na penalizoi, jo Ibra! Milani mund ta bëjë ndeshjen e...

Pioli: Tensioni na penalizoi, jo Ibra! Milani mund ta bëjë ndeshjen e jetës

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Milani ngeci në shtëpi kundër Cagliari dhe tani ka vënë në diskutim pjesëmarrjen në Champions League, pasi e mbyll kampionatin në një transfertë të vështirë në Bergamo kundër Atalantës. Sigurisht skuadra e Gasperinit mund edhe mos ta ketë motivimin e duhur, ndaj kuqezinjtë do mundohen të përfitojë dhe të realizojnë objektivin sezonal.

“Duhet menduar për ndeshjen tjetër, nuk ka kohë! Duhet të jetë kështu, e kotë të mendojmë se çfarë mund të bëjmë. Nuk ishte nata jonë më e mirë, ritmi dhe cilësia nuk ishin në të njëjtin nivel me shfaqjet e fundit. Edhe kundër Juventusit duhej të ishte ndeshja e jetës dhe ne vërtetuam se kemi cilësi për të bërë mirë edhe të dielën”.

“Çfarë shkoi keq? E dinim që duke fituar mund të mbyllnim gjithçka, kështu që kishte pak presion dhe tension, mbase edhe besim se mund ta fitonim gjithsesi. Ne mund ta lëviznim topin më shpejt për të gjetur situata më të favorshme. Sonte ka një zhgënjim të madh. Atalanta është i vetmi kundërshtar i nivelit të lartë që nuk kemi mundur të mposhtim në një vit e gjysmë, ata janë shumë të fortë. Ne do të përgatitemi për të pasur sukses”.

“Rezultati i Beneventos i dha Cagliarit më shumë qetësi, i dha mundësinë të ishin më të lirshëm. Ne ishim të bindur se do të vinte goli. Nga ana tjetër, nëse nuk i qaseni në mënyrën e duhur, rezultati nuk do të vijë. Nëse nuk është mbrëmja juaj edhe me pak fat, rezultati nuk do të vijë”.

“Mungon një zëvendës Ibra? Po, por gjithashtu duhet të keni një farë ekuilibri në vlerësime. Në dy ndeshjet e fundit nuk kishte Zlatan. Së pari dëgjova se jemi të varur nga Ibra dhe pastaj se luajmë më mirë pa të. Mandzukic u mor për këtë, por ai ka kaluar shumë probleme që kur arriti në Milano. Në janar ideja jonë ishte që të kishim gati një qendërsulmues. Sot nuk humbëm për mungesë të një zëvendës Ibra, por për një situatë tepër të tensionuar”.

“Objektivi? Për tërë kampionatin që kemi bërë, nëse nuk e mbyllim në katërshen më të mirë sigurisht që do të ishte një zhgënjim, por jo një dështim. Këtë vit ne kemi hedhur bazat për një të ardhme të suksesshme të Milanit”, ka përfunduar Pioli për Sky Sport. /abcnews.al

The post Pioli: Tensioni na penalizoi, jo Ibra! Milani mund ta bëjë ndeshjen e jetës appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----