Ballina Sport Pioli: Fitoret ndaj Juventusit dhe Torinos prova të mëdha, Theos i mungon...

Pioli: Fitoret ndaj Juventusit dhe Torinos prova të mëdha, Theos i mungon vetëm diçka

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Milani arriti dje një fitore të madhe ndaj Torinos me shifrat 0-7, duke mundur një tjetër skuadër torineze pas fitores me “tris” ndaj Juventusit dhe bërë një hap të madh në garën për sigurimin e një vendi në Champions League.

Pas ndeshjes për mediet foli trajneri Stefano Pioli që u shpreh se dy ndeshjet e fundit ishin dy prova të rëndësishme për Milanin. Ai foli gjatë edhe për Theo Hernandez, për të cilin ka në këshillë dhe shprehet se mund të bëhet më i miri.

“Dy ndeshje kaq të vështira dhe dy paraqitje shumë të rëndësishme janë një shenjë shumë e rëndësishme. Na duhet edhe një fitore dhe tani mendojmë për fitoren e radhës. Dy javë më parë, të gjithë thanë se ishim gjysmë të vdekur, tani e kemi fatin në duart tona.

U kërkova djemve të luajnë më mirë se kundërshtari sepse nëse e bën këtë ke më shumë shanse për të fituar. Klubi gjithmonë na ka mbështetur. Është mirë të punosh në Milanello. Është grup i veçantë, veçanërisht për vlerësimin dhe dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

 

Kemi punuar për 1 vit e gjysmë dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa gjithçka të jetë arritur. Jemi bërë më të fortë mentalisht. Nuk do harroj kurrë se jam trajner i një ekipi të ri, që janë rritur shumë mentalisht dhe janë bërë më të fortë. Ky është hapi më i dobishëm për punën tonë.

Nëse Hernandez (shënoi dopietë) luan me këtë impenjim, duke u futur në lojë me më shumë gjallëri mendore, ai bëhet shumë i fortë. Mund t’i bëjë mirë të dy fazat e lojës, ka aftësi të mëdha fizike dhe i mjafton vetëm të jenë jetë me mendjen në lojë. Mund të behët nga më të mirët.

 

Ka luajtur çdo ndeshje prej një vitit e gjysmë, por unë e them vazhdimisht se ai nuk duhet të kënaqet me faktin e të qenit i talentuar. Ka forcë dhe cilësi të pabesueshme fizike, ai duhet të provojë çdo ditë se dëshiron të bëhet më i miri. Dëmtimi i Zlatan? Shpresojmë ta kemi në ndeshjen e fundit ndaj Atalantas.

Nuk e di nëse do arrijë të jetë në Kampionatin Europian. Ai është një fenomen dhe e di se do e kalojë edhe këtë vështirësi”, përfundoi Pioli. /abcnews.al

 

The post Pioli: Fitoret ndaj Juventusit dhe Torinos prova të mëdha, Theos i mungon vetëm diçka appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----