Ballina Sport Pioli: Europa shtëpia e Milanit! Duhet kujdes ndaj Cagliari, janë ekip i...

Pioli: Europa shtëpia e Milanit! Duhet kujdes ndaj Cagliari, janë ekip i zgjuar

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Milani rikthehet në “San Siro” pasi ka mposhtur në Torino “demat” dhe Juventusin, duke bërë që çështja e kualifikimit në Champions League të jetë në dorën e tyre. Sigurisht do të duhet që nesër kundër Cagliari kuqezinjtë të marrin tre pikët. Trajneri Stefano Pioli, në prag të kësaj ndeshjeje, ka folur për mediat:

“Luajmë në shtëpi dhe kjo vetëm na ndihmon ne. E dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje dhe kundërshtari është i vështirë. Ne mund të mbyllim një javë emocionuese sa i takon rezultateve dhe paraqitjeve. Në dy ndeshjet e fundit kemi pasur ekuilibër dhe duhet ët sillemi njëlloj edhe në ndeshjen e nesërme”.

“Europa është shtëpia e Milanit. Fakti që mungon prej kaq shumë kohësh i ka bërë pritshmëritë të rriten. Jemi një klub i madh dhe e dimë që jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje. Duhet të jemi të fortë mendërisht, nuk ka ndeshje të lehta”.

“Cagliari luan me zgjuarsi, ata kanë lojtarë cilësore dhe janë të motivuar. Në duhet të luajmë më mirë se kundërshtari dhe të sulmojmë më shumë se ata. Nuk do të jetë e lehtë. Djemtë e dinë që jemi në një moment vendimtar dhe na duhet të jemi kompaktë, veçanërisht kur Cagliari të ketë topin”.

“Të gjithë kanë punuar mirë këtë javë, me vendosmërinë e duhur dhe përqendrim. Jemi gati të përballemi me një kundërshtar të fortë. Kemi punuar për çdo detaj. Akoma nuk e kemi arritur objektivin tonë dhe duhet të jemi të vendosur ta arrijmë”.

Kemi punuar edhe pas humbjeve të pësuara. Gjithmonë kemi besuar në punën dhe cilësitë tona, pa e humbur identitetin. Kur ke një bazë solide, është e lehtë të çohesh pas humbjeve”, u shpreh Pioli në prag të ndeshjes me Cagliarin. /abcnews.al

The post Pioli: Europa shtëpia e Milanit! Duhet kujdes ndaj Cagliari, janë ekip i zgjuar appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----