Ballina LifeBizare Pilotët panë “UFO” ndërsa po kryenin një fluturim

Pilotët panë “UFO” ndërsa po kryenin një fluturim

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Një objekt misterioz është filmuar duke fluturuar mbi 10 mijë metra mbi Pakistan nga pilotët e linjës ajrore të cilët pretendojnë se nuk ishte një tullumbace apo avion.

Në video, një grup pilotësh të Pakistanit “International Airlines” mund të dëgjohen duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë objekti pulson mbi aeroplanin e tyre, transmeton rtv21.tv.

“Nuk është një tullumbace, nuk është aeroplan”, thotë një pilot në anglisht.

Objekti, i cili duket si një dritë rrethore, shpërthen dhe lëshon atë që duket si shpërthime të vogla gazi në qiell. Media lokale citojnë pilotin duke thënë “UFO ishte jashtëzakonisht e ndritshme pavarësisht nga prania e rrezeve të diellit”.

Piloti nuk mendoi se objekti ishte një planet dhe mendoi se mund të ishte një ‘stacion hapësinor’ ose një ‘planet artificial’.

Objekti fluturues i paidentifikuar u pa mbi Rahim Yar Khan, një qytet në provincën Punjab të Pakistanit.

Pilotët po kryenin një fluturim rutinë nga Lahore për në Karaçi.

Raportohet se piloti menjëherë raportoi incidentin kur e pa atë të shtunën e kaluar, duke shtuar se autoritetet tani po hetonin se cili është objekti./21Media

The post Pilotët panë “UFO” ndërsa po kryenin një fluturim appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----