Ballina Lajme Bota/Rajoni PIKEPYETJET: Përse shumë njerëz nuk duan të vaksinohen kundër Covid-19?

PIKEPYETJET: Përse shumë njerëz nuk duan të vaksinohen kundër Covid-19?

40
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ndërkohë që bota po përgatitet për shpërndarjen e dozave të para të vaksinës në fillim të 2021-shit, dhe po bën gati infrastrukturën për vaksinimin sa më të shpejtë të popullsisë, ka shumë nga ata që nuk duan të vaksinohen. Zbulimi brenda një kohe të shkurtër të jo por tre vaksinave efektive kundër koronavirusit, çoi jo vetëm në entuziazëm por edhe në një rritje të thashethemeve dhe teorive kundër vaksinimit në mediat sociale.

Kundërshtimet dhe teoritë kanë qenë kaq të përhapura sa presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi mbrëmjen e së martës se vaksinimi do t ishte i detyrueshëm, ndryshe nga shumë vende ku ata që nuk vaksinohen nuk do lejohen të kthehen në punë, të udhëtojnë apo të shkojnë nëpër shkolla, ashtu siç ndodh me vaksinat e tjera.

----

Kundërshtarët e vaksinave ose fajësojnë qeveritë dhe autoritetet për shpërthimin e pandemisë, duke e cilësuar si një komplot të madh për uljen e popullsisë globale, ose refuzojnë të besojnë se Covid-19 ekziston.

Ata kanë refuzuar prej kohësh vaksinat e fruthit dhe gripit, por tani ne përballemi me një rrezik shumë më të madh: që mosbesimi publik i nxitur nga kjo lëvizje, dhe ajo kundër përdorimit të maskave, por edhe mohuesit e Covidit, të minojnë potencialisht fushatën globale të vaksinimit kundër koronavirusit.

Ne jemi ende muaj larg vaksinimit, por në sondazhet e fundit vetëm rreth gjysma e të anketuarve në Francë dhe Itali, dhe 40 për qind e atyre në Gjermani thanë se do të vaksinoheshin. “Lancet” raporton në studimin e ri se kompanitë e mediave sociale duhet të mbajnë përgjegjësi për lejimin e veprimtarisë dhe propagandës së lëvizjes kundër vaksinave.

Autorët e raportit vunë në dukje se llogaritë e mediave sociale të të ashtuquajturve kundërshtarë të vaksinave, e kanë rritur ndjekjen e tyre me të paktën 7 milion njerëz që nga viti 2019. Por përhapja e mosbesimit publik, rrezikon të sabotojë luftën kundër Covid-19, e cila varet në një pjesë të madhe nga vaksinimi i shumicës së popullsisë.

Lëvizjet kundër vaksinave kanë përhapur në sërë komplotetesh në rrjetet sociale, duke thënë se qeveritë do të vendosin mikroçipa në njerëz dhe do të ndryshojnë kodit tonë gjenetik.

Themeluesi miliarder i Microsoft, Bill Gates ka qenë subjekt i shumë teorive të rreme gjatë pandemisë. Ai është vënë në shënjestër për shkak të punës së tij filantropike në shëndetin publik dhe zhvillimin e vaksinave.

Një nga pretendimet më të përhapura këtë javë, që ka qarkulluar që nga fillimi i këtij viti , është se pandemia e koronavirusit është një mbulesë për një plan për të vendosur mikroçipa të vegjël për të gjurmuar dhe spiunuar njerëzit. Sipas kësaj teorive, Gates është koka që qendron pas këtij “master plani” botëror. Nuk ka asnjë provë për të mbështetur këto pretendime dhe Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka thënë në një reagim ëpr BBC se ato janë plotësisht false.

Pavarësisht nga mungesa e provave, në maj një sondazh i YouGov sugjeroi se 28% e amerikanëve besonin se Gates donte të përdorte vaksinat për të vendosur mikroçipa tek njerëzit. Kjo teori besohej nga 44% e votuesve republikanë.

Një foto e Bill Gates që shoqërohet me tekst të rremë për përdorimin e vaksinave për të kontrolluar njerëzit është bërë virale. “Është e thjeshtë, ne manipulojmë ADN-në tuaj me një vaksinë, ju vendosim një çip në tru dhe i vendosim të gjitha paratë në çip. Atëherë ju do të bëni saktësisht nëse ju thuhet ose ne do ta fikim çip dhe ju do të vdisni nga uria derisa të vendosni se jeni gati të jeni gati të bindur “, shkruan teksti.

Pretendimet për ndryshimin e ADN-së

Frika se një vaksinë do të ndryshojë disi ADN-në është një tjetër teori që kemi parë të transmetohet rregullisht në postimet në Facebook.

Për të qetësuar opinionin publik britanik BBC u detyrua të pyeste tre shkencëtarë të pavarur, të cilët thanë se vaksina e koronavirusit nuk do të ndryshonte ADN-në e njeriut.

“Duket se njerëzit që përhapin pretendime të tilla kanë një keqkuptim themelor të gjenetikës. Vaksina përmban një fragment të materialit gjenetik të virusit ose ARN. Injeksioni i ARN në një person nuk i bën asgjë ADN-së së një qelize njerëzore,” thotë Jeffrey Almond, profesor i Universitetit të Oksfordit.

Zëdhënësi i Pfizer Andreë Widger tha se vaksina e nuk ndryshon sekuencën e ADN-së së trupit të njeriut por i jep trupit vetëm udhëzimet për të ndërtuar imunitetin.

Një pjesë e keqkuptimit duket se buron nga lloji i vaksinës që po zhvillohet. Vaksina Pfizer / BioNTech përdor teknologjinë e ARN-së, duke i i dhënë udhëzime trupit për të prodhuar një proteinë e cila është e pranishme në sipërfaqen e koronavirusit.

Sistemi imunitar pastaj mëson të njohë dhe prodhojë antitrupa kundër proteinave. Është e vërtetë që asnjë vaksinë e ARN-së nuk është aprovuar më parë, por studime të shumta të vaksinave të ARN-së tek njerëzit kanë ndodhur gjatë viteve të fundit.

Almond thotë se vaksina e Pfizer / BioNTech është e para që tregoi efikasitetin e nevojshëm për t’u licencuar. Thjesht sepse është një teknologji e re, thotë ai, “nuk do të thotë që duhet të kemi frikë prej saj”.

Vaksinat e reja i nënshtrohen kontrolleve rigoroze të sigurisë para se të rekomandohen për përdorim të gjerë.

Në provat klinike Faza 1 dhe Faza 2, vaksinat testohen në një numër të vogël vullnetarësh për të kontrolluar që ato janë të sigurta dhe për të përcaktuar dozën e duhur. Në provat e Fazës 3 ato testohen në mijëra njerëz për të parë se sa efektivë janë ata. Grupi që ka marrë vaksinën monitorohet nga afër për efekte anësore. Monitorimi vazhdon edhe pasi vaksina të jetë licencuar.

Claire Wardle, autore e një raporti të fundit rreth miteve të vaksinave në mediat sociale, thotë se një mungesë të të dhënave rreth temave si teknologjia ARN , ndëerkohë që ka kërkesë të madhe për informacion.

“Kjo i bën njerëzit të prekshëm nga keqinformimi dhe teoritë konspirative mbushin boshllëkun,” thotë Wardle.

“BBC”- “New York Times”- “Si”

----- ----