Ballina LifeBizare Pija më e mirë për hidratimin e trupit? E thotë shkenca, nuk...

Pija më e mirë për hidratimin e trupit? E thotë shkenca, nuk është uji!

74
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kur keni etje dhe e doni shumë një pije, cila mendoni se do të ishte më e mira për hidratimin e trupit tuaj? Shumëkujt i shkon mendja tek uji. Por sipas një studimi të Universitetit të St. Andreës në Skoci, nuk është uji pija do t`ju hidratonte më shumë.

Duke krahasuar reagimin e organizmit ndaj disa pijeve të ndryshme, hulumtuesit dolën në përfundimin se ndërsa uji, si ai I thjeshtë, ashtu dhe ai I gazuar, bën një punë mjaft të mirë në këtë drejtim, nuk është kampioni absolut.

Në fakt, numri një rezultojnë të jenë pijet që kanë edhe pak sheqer, yndyrna apo protein, sepse hidratimi që bëjnë ato zgjat më tepër. Kujdes ama, sepse këtu nuk flitet për pije me shumë sheqer siç janë lëngjet e frutave apo freskueset, por vetëm për “kushërirat” e tyre që ëmbëlsinë e kanë të doza mjaft të vogla.

---- ----
----
----- ----
-----